Delegacioni Evropian vizitë parazgjedhore në Shqipëri
Një delegacion prej gjashtë anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
(APKE), i udhëhequr nga Luca Volonte (Itali, EPP/CD), do të jetë sot në Shqipëri për
të vlerësuar kuadrin zgjedhor dhe fushatën para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen
në vend më 23 qershor. Në faqen zyrtare të KiE, në Shqipëri, bëhet e ditur se në
Tiranë delegacioni do të takohet me krerët më të lartë të vendit. Bisedime janë
programuar edhe me Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhor, me përfaqësues të partive
politike në zgjedhje, anëtarë të trupës diplomatike në Tiranë, përfaqësues të shoqërisë
civile dhe mediave. Një delegacion i Asamblesë prej 27-anëtarësh do të kthehet
në vend për të vëzhguar votimin, përpara se të dalin me një vlerësim përfundimtar. Ndërsa
konferenca për shtyp është në program ditën e martë, 11 qershor, në 18:30, në Hotel
Rogner (Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tirane). -Anëtarët e delegacionit janë: Luca
Volonte (Itali, EPP/CD), Kreu i Delegacionit Alina Stefania Gorghiu (Rumani, ALDE) Petros
Tatsopoulos (Greqi, EDG) Nikolaj Villumsen (Danimark, UEL) Bashkë-raportuesit
e AKPE-së për monitoriming e Shqipërisë: Jonathan Evans (Mbretëria e Bashkuar,
EDG) Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, UEL).