2013-06-09 16:41:01

Telefonatë e Papës shtegtarëve nga Maçerata - në Loreto; rëndësi ka ta takojmë Jezusin në udhën e jetës!


Mijëra të rinj arritën sot paradite në Loreto, pasi qenë nisur në këmbë nga Maçerata, ku të shtunën u mblodhën pjesëmarrësit e shtegtimit të 35-të, organizuar nga Lëvizja Bashkim e Çlirim, me temë: “Si mund ta shuajmë me të vërtetë etjen e shpirtit të njeriut për jetë?”. Këtu i dëgjuan fjalët e Papës, që u lidh telefonikisht me imzot Xhankarlo Veçerikën, ipeshkëv i Fabiano-Matelikës, organizator i shtegtimit, duke theksuar:
“E gjithë jeta është shtegtim. Në këtë udhë të jetës ka rëndësi takimi me Jezusin, takimi me Të, e kjo të jep besim, sepse është pikërisht Ai, që ta jep”.
E akoma:
“Edhe ju mund të mbështeteni mbi Jezusin, mbi këtë prani kaq mahnitëse, kaq tërheqëse. Kur ta ndjeni veten të lodhur e të tundoheni për të ecur sipas dëshirës, mendojeni këtë. Përsëriteni ‘po’-në tuaj e lutuni, që secili nga ju të mund ta provojë në korpin e vet të plagosur, e në shpirt, sa nevojë ka njerëzimi për Krishtin, i vetmi, që mund ta shuajë etjen njerëzore për jetë të vërtetë”.Shtegtarët, ngarkuar me këto fjalë, ngarkuar me zërin e Atit të Shenjtë, u vunë për udhë, duke provuar konkretisht atë etje, për të cilën u foli Papa Françesku.







All the contents on this site are copyrighted ©.