2013-06-09 16:37:24

Festë shenjtërie në Krakov. Lumnohen dy rregulltare: dhuruan jetën për të varfërit.


Një festë shenjtërie u kremtua sot në Krakov, ku u lumnuan dy rregulltare, që bënë shumë për Polonisë e që Papa Françesku i kujtoi në lutjen e Engjëllit të Tënzot. Janë Nëna Sofia Czeska Maciejowska, themeluese e Kongregatës së Virgjërave të Paraqitjes së Zojës në Tempull dhe motra Margherita Lucia Szewczyk, themeluese e Kongregatës së Bijave të Zojës së Dhimbshme. Në kremtim, Papën e përfaqësonte kardinali Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.
Ja si i paraqiti kardinali Amato dy të Lumet e reja, duke nisur nga Nënë Sofia:
“Nënë Sofia zgjodhi misterin e paraqitjes në Tempull, si model për jetën e saj personale e Zojën, si pajtore të veprës së saj”.
E për Margeritën vuri në dukje se:
“Si bijë shpirtërore e Shën Françeskut të Asizit, e dinte se në këtë botë Jezusi bëhet i dukshëm në radhë të parë në Sakramentin e Korpit e të Gjakut të Tij. Gjunjëzohej vazhdimisht para tabernakullit, e bindur se kur dëshirojmë shumë hire, duhet t’i bëjmë shumë vizita Jezusit”.
Mësimi themelor, që nxëmë nga dy të Lumet e reja, është shërbimi falas ndaj të gjithëve e dëshira për të bërë vetëm mirë:
“Shenjtorët i bëjnë shumë mirë jo vetëm Kishës, por edhe shoqërisë. Ja trashëgimia, që na lënë ne të gjithëve dy të Lumet e reja: të punojmë për të mirën e të bëjmë mirë. E bijave të tyre shpirtërore, dy rregulltaret u lënë jo vetëm lumninë ungjillore të apostullimit të çmuar ndaj nevojtarëve, por edhe sigurinë se karizma e Kongregatës së tyre është rrugë, që të çon në shenjtëri”.









All the contents on this site are copyrighted ©.