2013-06-07 12:57:25

Papa Françesku përshëndet delegacionin shqiptar nga Shkodra


Në përfundim të takimit të sotëm me familjen e madhe të Shkollave të Jezuitëve nga Italia e Shqipëria, Papa Françesku i drejtoi një përshëndetje të posaçme delegacionit, ardhur nga Shkodra, përfaqësues i Kolegjit Shqiptar të Jezuitëve, Kolegjit të vjetër, të lumnueshëm për kulturë e martirizim, e shkollës së përtërirë, ku rritet brezi i ri i intelektualëve dhe meshtarëve shqiptarë.
Ja dhe përshëndetja e Papës drejtuar mysafirëve të dashur shqiptarë, në tekstin e fjalimit të takimit të sotëm:
“Pas viteve të gjata të mbylljes së institucioneve fetare, nga viti 1994 Kolegji shqiptar i Shkodrës rifilloi veprimtarinë e vet, duke i hapur dyert për edukimin e të rinjve katolikë, ortodoksë, myslimanë e edhe atyre, që lindën në mjedise familjare agnostike. Kështu shkolla bëhet vend dialogu e ballafaqimi të qetë, vend, ku të rinjtë edukohen me respekt për tjetrin, me aftësi për të dëgjuar e me frymë bashkëpunimi”.
Ja dëshmia e grupit të shkollës “Atë Pjetër Meshkalla” nga Shkodra pas takimin e Papën Françesku......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.