2013-06-07 19:17:01

Nepal: politikanë e krerë hinduistë, me Papën Françesku, për të mbrojtur njeriun dhe ambientin


Politikanë, krerë hinduistë e shkencëtarë nepalezë përhapin fjalët e audiencës së Papës Françesku. Ati i Shenjtë na mëson se e kemi për detyrë ta ruajmë Gjithësinë – theksojnë ata. Fjalët e tij kanë rëndësi të veçantë për kulturën aziatike e nepaleze, ku, pavarësisht nga varfëria e madhe, gjithnjë e më tepër njerëz, në emër të parasë, shpërdorojnë ushqimin, pa u kujdesur për familjet, që s’kanë bukë të hanë. Në Nepal vihet re një sjellje e skajshme. Ata që janë bërë të pasur kohët e fundit, ndihen krenarë kur e shpërdorojnë ushqimin, sepse kështu mund t’i tregojnë botës cilës kastë i përkasin. Kështu, para pallateve plot shkëlqim enden turma me lypsarë nga zonat më të varfëra të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.