2013-06-06 17:02:32

“Përparime domethënëse” në negociatat Izrael-Seli e Shenjtë


Kemi një “përparim domethënës” në negociatat e djeshme në Vatikan mes Izraelit e Selisë së Shenjtë: kështu bënë të ditur një deklaratë e përbashkët e Komisionit të përhershëm bilateral të punës mbledhur në sesionin plenar për të vijuar bashkëbisedimet mbi bazën e Artikullit 10§2 të Marrëveshjes Themelore lidhur me çështjet ekonomike e fiskale që kanë të bëjnë me Kishën katolike në Tokën e Shenjtë. Negociatat janë zhvilluar në “një atmosferë reflektimi e tejet pozitive”. Palët “janë zotuar për përshpejtimin e negociatave mbi çështjet që ende kanë mbetur, për çka urohet një zgjidhje e shpejt në një të ardhme të afërt”. Kështu kanë ra dakord për hapat e ardhshëm dhe për mbajtjen e mbledhjes së ardhshme plenare në dhjetor të këtij viti në Jerusalem. Komisioni u dha mirëseardhjen dy krerëve të ri të delegacioneve e vlerësoi kontributin e ambasadorit Bahij Mansour, duke i uruar sukses në detyrën e re. Takimi i përmendur u drejtua nga imzot Antoine Camilleri, zëvendëssekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, e nga Zee Elkin, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Shtetit të Izraelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.