Më 5 qershor kalendari kujton shën Pjetrin, oshënar nga Prizreni
Më 5 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin e Korishës së Prizrenit,
oshënar nga Kosova Pjetri është me prejardhje nga fshati Ujëmirë, që gjendet
në jug-lindje të Pejës. Pjetri u rrit shumë i varfër, jetonte me bukën që fitonte
duke lëvruar një copë toke (arë) tejet të vogël me një ka të verbër nga njëri sy.
Pas vdekjes së prindërve, u tërhoq në një vend të izoluar bashkë me të motrën Helenen.
Më vonë, u izolua brenda një shpelle në kodër të fshatit Korishë, jo larg Prizrenit,
në Kosovë. Pas një pendese të gjatë, në lutje e meditim të Fjalës së Zotit, Pjetri
vdiq kah mbarimi i shekullit XIII-të.
Mbreti serbë, Stefan Dushani (1331-1355)
dha urdhër që në këtë vend të vdekjes së Shën Pjetrit, të ndërtohej një kishë, e cila
u vu nën mbrojtje të manastirit të Hilandarit mbi Malin Athos. Në vitin 1572 reliket
e Pjetrit u bartën në manastirin e Shën Mihillit Kryengjëll, në zonën e Ibrit, ku
edhe gjenden e nderohen.