2013-06-05 12:27:50

Do të lartohet në nderimet e elterit, gazetari i “Avvenire”-s, vrarë nga nazistët


Odoardo Fokerini, gazetari dhe administratori i gazetës katolike italiane “Avvenire” (që atëherë quhej “L’Avvenire d’Italia”), vrarë nga nazistët në vitin 1944, do të shpallet i Lum nga Kisha Katolike të shtunën, më 15 qershor në Karpi. Pas miratimit të dekretit të martirizimit nga Benedikti XVI, data u vendos nga Papa Françesku, i cili ka caktuar Prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Anxhelo Amato, të kremtojë meshën e lumnimit. Baba i 7 fëmijëve, Fokerini shpëtoi nga vdekja mëse 100 hebrenj, por më pas u internua në kampin e përqendrimit të Hersbrukut në Gjermani, ku edhe u vra “për shkak të fesë”, në moshën 37 vjeçare.







All the contents on this site are copyrighted ©.