2013-06-03 11:56:49

Shtegtim historik i shqiptarëve në Gjenacan e Romë. Flet Imzot Lucian Avgustini e besimtarë t tjerë


Të mërkurën e kaluar, Ati i Shenjtë Françesku mbajti audiencën e përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, të cilën ia kushtoi “misterit të Kishës”. Përshëndeti në mënyrë të veçantë një gurp të madh shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e diaspora zvicerane e italiane, që kishin ardhur për shtegtim në Gjenancan e në Romë, në kuadrin e Vitit të Fesë. T’i dëgjojmë edhe një herë fjalët e Atit të Shenjtë:
“Dëshiroj t’i përshëndes përzemërsisht shtegtarët e ardhur nga Shqipëria, me Ipeshkvijtë e tyre; të ardhurit nga Kosova, me Bariun e tyre; e shtegtarët e tjerë. Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim e uroj që vizita juaj pranë varreve të apostujve t’ju përforcojë në fe, t’ua konsolidojë shpresën e t’ua shtojë dashurinë e gatishmërinë për t’i shërbyer njeriut. Nga zemra ju bekoj juve, familjet tuaja e bashkëkombasit tuaj”.
Të dielën, më 26 maj, shtegtarët morën pjesë në meshë në Gjenacan e u takuan me Pajtoren e tyre, Zojën e Këshillit të Mirë, Zojën e Shkodrës. Të nesërmen, shtegtimi tek Varri i Shën Pjetrit e të martën, tek Varri i Shën Palit, dy apostujt-shtylla të Kishës Katolike. Gjithçka u kurorëzua me audiencën emocionuese me Papën Françesku, në sheshin e Shën Pjetrit, për të cilën iu kemi njoftuar gjerësisht. Sot, disa zëra të të tjerë shqiptarësh nga sheshi…RealAudioMP3

Ftuam në mikrofonin tonë, zv.kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Lucian Avgustinin, ipeshkëv i dioqezës së Sapës, për të na folur pikërisht mbi domethënien shpirtërore të këtij shtegtimi si për besimtarët, që erdhën në Gjenancan e në Romë, ashtu edhe për krejt Kishën Katolike ndër trevat shqiptare. Ta dëgjojmë….RealAudioMP3

Disa nga shtegtarët shqiptarë erdhën për të na takuar në selinë e Radio Vatikanit. Ja përshtypjet dhe emocionet e tyre në studio, me don David Gjugjën. Së pari, Festor Volaj, shtegtar nga Shkodra…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.