Uratë Zojës ditën e fundit të majit. Mari, Nënë e pohimit, ti ke dëgjuar
Krishtin, ia njeh timbrin e zërit e rrahjet e zemrës. tregona udhën, që të
ecim pas Teje në shtegun e fesë.
Mari, ti që në Nazaret jetove me Jezusin, bëj
të ndjejmë në zemër atë që ndjeve ti, butësinë tënde e heshtjen tënde në dëgjim, e
Fjala të lulëzojë në sa udhën tonë e zgjedhim krejt lirisht.
Mari, folna
për Jezusin, që freskia e fesë të na ndrisë në sy, e ngrohja zemrën atij që
takojmë, si bëre ti me Shën Elizabetën që në moshë të shtyrë galdoi bashkë
me ty për dhuratën e jetës.
Mari, Virgjër e Magnificat: ndihoma ta çojmë
gëzimin në botë. Si në Kanë, nxiti të rinjtë t’u shërbejnë vëllezërve e të bëjnë
ashtu si i këshillon Krishti.
Mari, na prij drejt qiellit, ndihmona
që sytë gjithnjë t’i lartojmë. Duam ta shohim Krishtin, të flasin për Të e dashurinë
e tij të gjithëve t’ua kumtojmë! Benedikti XVI më 31 maj 2007