2013-05-31 16:25:44

Trupi i Shën Piut nga Pietrelçina vendoset ne kishën e poshtme në San Xhovani Rotondo


Të shtunën 1 qershor, në orën 11, në San Xhovani Rotondo të Italisë vendoset në mënyrë të dukshme për të gjithë besimtarët, në kishën e poshtme, trupi i Shën Piut nga Pietrelçina. Mesha e rastit kremtohet nga prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Anxhelo Amato. Vendimi për ta bërë të dukshme përgjithmonë këtë relike u mor pas letrave, e-maileve e telefonatave të besimtarëve e të shtegtarëve, të cilët dëshirojnë të luten para kapuçinit të nderuar. Fretërit dhe kryeipeshkvi e panë të arsyeshme t’ua plotësojnë këtë dëshirë pikërisht për Vitin e Fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.