Prof. Xhavit Beqiri e dom Lush Gjergji shtegtarë në Vatikan, zemër shpirtërore
e kulturore e Evropës
Jemi shtegtarë në Vatikan, kjo hapësirë shpirtërore e kulturore në qendër të Evropës
që kapërcen kufijtë e mbërrin shtytjet e forcat e ndryshme të Kontinentit, ku gjendet
edhe kombi shqiptar. Kështu mund të përmbledhim pohimet në studio të Radio Vatikanit
të prof.. Xhavit Beriqit e dom Lush Gjergjit, Vikarin e Kishës katolike të Kosovës.
Rasti i kësaj bisede me dy mysafirë të nderuar, është shtegtimi i një grupi besimtarësh
nga Kosova në Vatikan, pranë varreve të Apostujve Pjetër e Pal, organizuar me rastin
e Vitit të fesë e të 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos. Për herë të parë pas
pagëzimit, tha në mikrofonin e R.V. prof. Xhavit Beqiri, se ka zgjedhur shtegtimin
shpirtëror në Vatikan, pse ata aty gjen udhën e reflektimit e të meditimit. Prof.
Xhavit Beqiri e dom Lush Gjergji folën për Vendet e Shenjte në Vatikan si një vendet
në të cilat të hidhet vështrimi mbi kohën e sotme e të ardhmen tonë, në saje të pranisë
së madhe të thesareve shpirtërore e atyre historiko kulturore, që flasin edhe për
historinë e kombit tonë shqiptar. Së fundi vlerësojnë vëmendje që barinjtë shpirtëror
shqiptarë i kushtojnë përforcimit të vlerave shpirtërore e atyre etnike në gjirin
e popullit shqiptar e në realitetin e ri të shoqërisë kosovare, e cila premton shumë
për një të ardhme të shkëlqyeshme. Po ta dëgjojmë bisedën me prof. Xhavit Beqirin
e dom Lush Gjergjin........