2013-05-31 15:03:56

Papa Françesku mbyll Muajin marian në Sheshin e Shën Pjetrit


Papa Françesku mbyll sonte Muajin marian në Sheshin e Shën Pjetrit. Kremtimi do të nisë në orën 20.00, me Rruzaren Shenjte e do të përfundojë me një meditim të Papës dhe me bekimin e Tij apostolik.
Pesë vjet më parë, më 31 maj 2008, edhe Benedikti XVI e pati përfunduar Muajin marian në Sheshin e Shën Pjetrit. E kujtojmë këtë, sepse sipas traditës, maji i Zojës është mbyllur zakonisht në Kopshtet e Vatikanit. Ndërsa sivjet, në Shesh, për t’u krijuar mundësinë e pjesëmarrjes të gjithë besimtarëve, që dëshirojnë ta thonë Rruzaren me Papën, në këtë natë të fundit të majit të Zojës së Bekuar.Ndërkaq, në të katër anët e botës katolike, sonte përfundon muaji i Zojës me kremtime prekëse, paraprirë nga Rruzarja e mbyllur me meditime, në përkim me rrethanat e vendit ku kremtohet Nata e fundit e këtij muaji, i cili i hap rrugën qershorit, kushtuar Zemrës së Krishtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.