2013-05-31 14:27:20

Imzot Dodë Gjergji: Selia e Shenjtë kujdeset për Kosovën


Këtyre ditëve, gjatë shtegtimit me rastin e Vitit të Fesë, bashkë me një grup besimtarësh nga Kosova në Gjenancan, Romë e Vatikan, ipeshkvi i Prishtinës imzot Dodë Gjergji pat një takim me autoritete të Sekretarinë e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet. Në mikrofonin e Radio Vatikanit ipeshkvi imzot Dodë Gjergji shprehet mbi këtë takim, gjatë së cilit u fol: për rolin dhe kontributin e Kishës katolike në shoqërinë kosovare; për marrëdhëniet e dialogun ndërmjet komuniteteve fetare në Vend; për marrëdhëniet mes Shtetit e bashkësive fetare dhe çështjen e njohjes së Kosovës nga ana e Selisë së Shenjtë. Më hollësisht mbi këtë e domethëniet e shtegtimit të besimtarëve katolikë kosovarë që posa përfundoi pranë varreve të Shën Pjetrit e Palit Apostuj, të dëgjojmë ipeshkvin imzot Dodë Gjergjin..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.