Imzot Massafra: takimi i shqiptarëve me Papën Françesku bekim i Zotit për popullin
e mbarë vendin tonë
Me pjesëmarrjen e djeshme në Audiencën e Përgjithshme të Papës Françeskut e përshëndetjen
drejtuar besimtarëve shqiptarë dhe bekimin e tij apostolik dhënë atyre, familjeve
e të gjithë bashkëkombësve shqiptarë, përfundoi shtegtimi i mase 350 besimtarëve katolikë
shqiptarë në Vatikan, Romë e Genecan. Shtegtimi qe organizuar nga konferenca ipeshkëvnore
katolike e Shqipërisë, bashkë me Kishën katolike të Kosovës e kryedioqezën e Tivarit
të Malit të Zi. Po për një bilanc të kësaj ngjarjeje shpirtërore, kishtare e kombëtare,
të dëgjojmë Presidentin e Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë, imzot Angelo
Massafra në mikrofonin e Radio Vatikanit.............