2013-05-29 11:18:03

Papa Françesku përshëndet e bekon shtegtarët shqiptarë të pranishëm në audiencën e përgjithshme


Në mbarim të katekizmit të sotëm “mbi misterin e Kishës, mister të cilin të gjithë ne e jetojmë dhe jemi pjesë”, Papa Françesku përshëndeti përzemërsisht shtegtarët shqiptarë të pranishëm në Audiencë të Përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në kuadrin e Vitit të Fesë. Ja fjalët që Ati i Shenjtë Bergoglio u drejtoi shqiptarëve:
Dëshiroj t’i drejtoj një përshëndetje të përzemërt shtegtarëve të ardhur nga Shqipëria, me Ipeshkvijtë e tyre; ata të ardhur nga Kosova, me Bariun e tyre; e shtegtarët tjerë. Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim e uroj që vizita juaj pranë varreve të apostujve të ju përforcoj në fe, të konsolidoj shpresën tuaj e të ushqej në ju dashurinë përherë të gatshme për t’i shërbyer njeriut. Nga zemra ju bekoj ju, familjet tuaja e bashkëkombëtarët tuaj”. Kështu tha Papa Bergoglio duke ju drejtuar grupit të besimtarëve katolikët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Mali Zi të pranishëm në Audiencën e sotme të Përgjithshme papnore në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.