2013-05-29 16:32:59

Me takimin me Papën mbyllet shtegtimi i shqiptarëve


Shtegtimi i mase 350 besimtarëve katolikë shqiptarë nga të gjitha trevat në kuadrin e Vitit të Fesë, përfundoi sot me bekimin e Papës Françeskut. Shtegtarët katolikë shqiptarë, të pranishëm në Audiencën e Përgjithshme të Papës Françeskut, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, u gëzuan ku Ati i Shenjtë Bergoglio i përshëndeti përzemërsisht dhe bekoi menjëherë pas katekizmit mbi misterin e Kishës. Ja fjalët që Ati i Shenjtë Bergoglio u drejtoi shqiptarëve:
Dëshiroj t’i drejtoj një përshëndetje të përzemërt shtegtarëve të ardhur nga Shqipëria, me Ipeshkvijtë e tyre; ata të ardhur nga Kosova, me Bariun e tyre; e shtegtarët tjerë. Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj për praninë tuaj në këtë takim e uroj që vizita juaj pranë varreve të apostujve të ju përforcoj në fe, të konsolidoj shpresën tuaj e të ushqej në ju dashurinë përherë të gatshme për t’i shërbyer njeriut. Nga zemra ju bekoj ju, familjet tuaja e bashkëkombëtarët tuaj”. Kështu tha Papa Bergoglio duke ju drejtuar grupit të besimtarëve katolikët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Mali Zi të pranishëm në Audiencën e sotme të Përgjithshme papnore në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Me gëzimin në zemër besimtarët shqiptarë janë nisur drejt Vendlindjes, ku sjellin bekimin apostolik të Papës Françeskut për familjet dhe bashkëkombëtarët, siç u shpreh Ati i Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.