Emocionet e shqiptarëve pas kalimit të Papës Françesku para tyre
Në fillim të audiencës së përgjithshme, siç bën zakonisht, Papa Françesku kaloi me
makinën e bardhë, të hapur, për të përshëndetur të gjithë besimtarët në Sheshin e
Shën Pjetrit. Shtegtarëve shqiptarë u takoi ta shihnin e ta përshëndetnin të parët,
duke ngritur lart flamujt e Shqipërisë e të Kosovës, por edhe ata të Vatikanit. Pas
kalimit të Atit të Shenjtë, ja disa nga emocionet, që përshkuan zonën kuq e zi, mbushur
me besimtarë katolikë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e diaspora shqiptare
në Zvicër e në Itali…