Virgjin e Nanë Nanë e vertetë jam unë e Zotit Bír, E bija e tij un jam,
me gjith qi ai m’ka nanë; Ç’ n’amshim aj leu, por âsht gjithnji em Bir; Un leva
n’kohë, por prap ai mue m’ká nanë.
Aj âsht Krijuesi i em, por âsht em Bír; Kreatyra
e tij un jam, por ai m’ká nanë, Kje mrekullí e Zotit t’ishte em bir, Nji Zot
i amshuem e t’më kishte mue për Nânë
T’kenunt e kanë t’përbashkët nânë e bir; E
t’kênun paçë prej birit t’ em unë nânë. E t’kênun pat prej mejet edhè em bir.
Masi
prej Birit t’kênun paçë un nânë Don thanë se, a kje me mkat edhé em Bír, apor
pa mkat jam un qi Atij i jam nânë. Atë Vinçenc Prennushi, vargje me frymëzim
dantesk nga “Gjeth e lule”.