2013-05-27 12:03:17

Rreth 50 rrëfyestore, në mjediset e takimit në Rio; vetë Papa do të dëgjojë të paktën tre të rinj.


Me rastin e Ditës Botërore të Rinisë (DBR), që do të kremtohet në Rio-de-Zhanéjro (më 23-28 korrikun e ardhshëm), 50 rrëfyestore do të vendosen jashtë mjediseve kishtare, për t’iu përgjigjur kërkesave të besimtarëve, që dëshirojnë të pajtohen me Zotin, në një atmoferë kaq festive.
Vendi i zgjedhur për vendosjen e rrëfyestoreve, është Quinta da Boa Vista, një nga etapat e takimit të Papës Françesku, i cili do të ndalohet këtu për të dëgjuar rrëfimin e disa të rinjve në gjuhën portugeze, italiane e spanjolle.Rrëfyestoret, realizuar me dru të bardhë, kanë formën e Korkovados, malit karioka, mbi të cilin lartohet shtatorja vigane e Jezu Krishtit Shëlbues. Organizatorët parashikojnë rreth 10 deri në 15 mijë rrëfime në ditë.







All the contents on this site are copyrighted ©.