Zojës së Këshillit të Mirë (Tekst i një kënge të njohur) Nër mjerime
e halle e t’zeza, T’bijt e Zojës ngushllim kerkojnë; Gjama e jonë der n’qiell
do t’shkojë, Tue lypë mëshirë, tue britë: Medet! Qysh n’at ditë qi na braktise, Njimij
t’zezat na kanë mblue; Ktheu, o Nanë, me na ndihmue, N’tallaz t’ jetës gjith
ditë e net. Ktheu, o Zoja e Këshillit t’Mirë, Na prij n’paqë t’hyjnueshmit
Bir. Rreth e rreth figures sate Ka me u bledhë gjithë Shqiptaria, Kanë
me ardhun pleqt e fëmia, Me gëzim t’zêmërs tue t’u falë. Ka me u ndezë ndër
zêmrat tona, Njajo fé që ka shelbim; Kanë me dijtë prej Tejet pështim, Gjithsa
njerëz janë n’fushe e n’mal. Ktheu, o Zoja e Këshillit t’Mirë, Na prij n’paqë
t’hyjnueshmit Bir!