2013-05-23 15:21:21

Më 4 tetor, Papa do të shkojë në Asizi


Papa Françesku do të shkojë më 4 tetor, në Asizi të Italisë, atdheu i Shën Françeskut, nga i cili ka marrë emrin e papnisë Horhe Mario Bergolio. Me një letër, që mban datën e sotme, Ati i Shenjtë lajmëron ipeshkvin e Asizit se e ka pranuar kërkesën e tij për të shkuar shtegtar në qytetin e Varfanjakut. Së bashku me dioqezat e tjera të Umbries, edhe dioqeza e Asizit po përgatitet për ndezjen e llambës kushtuar Pajtorit të Italisë, kremtim që mbahet çdo vit, më 4 tetor, në Bazilikën e Shën Françeskut.








All the contents on this site are copyrighted ©.