2013-05-23 17:11:29

Lutja e Papës dhe e ipeshkvijve italianë drejtuar Zojës së Bekuar


Nënë e heshtjes, që ruan në zemër misterin e Zotit,
na liro nga idhujt e sotëm, me adhurimin e të cilëve e dënon vetveten, ai që harron.
Spastroi sytë e Barinjve me ilaçin e kujtesës:
do të kthehemi kështu, në freskinë e zanafillës, për një Kishë që lutet e pendohet.

Nënë e bukurisë, që lulëzon nga besnikëria ndaj punës së përditshme,
na zgjo nga mpirja e dembelisë, nga meskiniteti e disfatizmi.
Mveshi Barinjtë me atë dhembshuri, që bashkon e na bën një: do të zbulojmë kështu, gëzimin e një Kishe shërbëtore, të përvuajtur e vëllazërore.

Nënë e ëmbëlsisë, që na rrethon me durim e mëshirë,
na ndihmo t’u vemë flakën trishtimeve, padurimeve dhe ngurtësisë së atyre, që nuk njohin përkatësi.
Ndërmjetëso pranë Birit tënd, që të shkathtësohen duart, këmbët e zemrat tona:
do të ndërtojmë kështu, një Kishë, me të vërtetën në dashuri.

E do të jemi Populli i Zotit, në shtegtim drejt Mbretërisë së Hyjit. Amen







All the contents on this site are copyrighted ©.