2013-05-20 12:38:29

Koment i don Gjergj Metës për letrën e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë mbi zgjedhjet 2013


Në të gjitha famullitë katolike të Shqipërisë është lexuar letra e ipeshkvijve për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Sinjal i qartë i dëshirës së tyre për t’u impenjuar më thellë në problemet e shoqërisë, letra vë theksin në disa dukuri negative, si shitblerja e votës, përdorimi i një gjuhe të dhunshme në fushatë, prirja e manipulimit të rezultatit, duke kërkuar kapërcimin e tyre dhe vendosjen në plan të parë të fushatës zgjedhore vlerat më të mira njerëzore. Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë përmend të drejtat e pacënueshme të jetës, familjen dhe moralin, por edhe luftën kundër korrupsionit dhe nevojën e angazhimit të politikës për një Shqipëri pa vrasje dhe hakmarrje. Për këtë letër, folëm me don Gjergj Metën, meshtar e publicist, famullitar në Kamëz, pranë Tiranës. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.