2013-05-20 14:03:15

Botohet kalendari i kremtimeve kryesuar nga Papa deri në korrik


U botua kalendari i kremtimeve, që do të kryesohen nga Papa pas Rrëshajëve, deri në korrik.
Të enjten, më 23 maj, në orën 18.00, në Bazilikën e Vatikanit do të kremtohet Dëshmimi i Fesë me ipeshkvijtë e Konferencës ipeshkvnore italiane.
Të diel, 26 maj, Solemniteti i së Shenjtnueshmes Trini, Papa do të shkojë për vizitë baritore në famullinë romake të Shenjtorëve Elizabeta e Zakaria. Mesha do të nisë në orën 9.30.
Të enjten, 30 maj, në Solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit, Papa Françesku do të kryesojë, në orën 19.00, Meshën në Sheshin e Shën Gjonit në Lateran, me procesionin në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe dhe Bekimin Eukaristik.
Të diel, më 2 qershor, në orën 18.00 në Bazilikën e Vatikanit, Papa do të kryesojë Adhurimin Eukaristik, njëkohësisht me gjithë botën.
Të diel, më 16 qershor, do të kremtojë, në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10.00, Meshën Shenjte për ditën “Evangelium Vitae”.
Të shtunën, 29 qershor, Solemniteti i Shën Pjetrit e i Shën Palit, Papa do të kryesojë, në orën 9.30, në Bazilikën e Vatikanit, Meshën Shenjte me vënien e Palios mbi supe të ipeshkvijve metropolitë.
Të diel, 7 korrik, do të kremtojë, në Bazilikën e Vatikanit, në orën 9.30, Meshën Shenjte me seminaristët, novicët e novicet.Të hënën, 22 korrik, Papa Françesku do të nisë shtegtimin e tij të parë apostolik në Brazil, me rastin e Ditës XXVIII Botërore të Rinisë. Më 29, rikthimi në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.