2013-05-16 06:38:37

Himni i Rrëshajëve: Veni Creator Spiritus!


Eja, Ti, o Shpirt Krijues*

Eja, Ti, o Shpirt Krijues,
Mendjet njerëzve vizito,
Prej së larti hir diko
Në zemrat që vet’ krijove.
Drejt të thonë Ngushëllimtar
Je dhuratë e t’lartit Hyj,
Gurrë, flakë, dashuri
Edhe vajim shpirtëror.
Shtat’ dhuratat i ofron,
Gisht i t’djathtës atërore,
Ti je fjalë shekullore
Gurmazet ti mbush me fjalë.
Ndezi ndjenjat me dritë tënde
N’zemra zbraz plot dashuri,
Kur në trup kemi lig’si
Me virtyte na forco!
Na prapso edhe armikun,
Pa vonuar na jep qetim,
Që të zmbrapsim çdo dëmtim
Ti për ne bëhu prijatar.
Ti për Atin bën dëshmi,
Jep për Birin dijeni
Edhe n’ty, Shpirt, për të dy,
Të besojmë përgjithmonë.
Hyj, lavdi, Shëlbues plot hir,
Fitimtar Birit mbi vdekjen,
Ngushëllimtarit lëvdim
Përgjithmonë, për amshim. Amen.

* Himni liturgjik i Rrëshajëve 'Veni Creator Spiritus' kushtuar lutjes drejtuar
Shpirti Shenjt Zot.është i shekulli t 9-të e mendohet se eshte shkruar nga kryeipeshkvi i Meinz (Gjermani) imzot








All the contents on this site are copyrighted ©.