2013-05-15 14:13:59

Papnia e Papës Françesku i kushtohet Zojës së Fatimës.


Të hënën e kaluar, në Fatima, Patriku i Lisbonës, kardinali José Polikarpo, ia kushtoi papninë e Papës Françesku Virgjërës Mari, sipas kërkesës së vetë Atit të Shenjtë. Njoftimin e jep agjencia katolike portugeze Ecclesia. Në kremtimin, mbajtur 96 vjet pasi Zoja iu duk tre barinjve të vegjël, morën pjesë më se 300 mijë besimtarë. Në një mesazh, lexuar me këtë rast nga ipeshkvi i Leira-Fatimës, imzot Antonio Marto, Papa Françesku shprehu mirënjohje për nismën dhe për plotësimin e dëshirës së tij. Papa u bashkua në lutje me shtegtarët e Fatimës, duke u dhënë me gjithë zemër bekimin e tij apostolik.








All the contents on this site are copyrighted ©.