2013-05-15 14:14:10

Papa njofton: do ta vizitoj Shenjtëroren e Zojës së Ajrit të Mirë të Kaliarit, ndoshta në shtator


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti posaçërisht ipeshkvijtë, meshtarët e besimtarët, ardhur nga Sardenja:“Ju, sardët, jeni entuziastë, eh? Të dashur miq, ju falënderoj për praninë tuaj e nga gjithë zemra i lutem Zojës së Bekuar, që ju e nderoni me titullin “Zoja e Ajrit të Mirë”, të ndërmjetësojë amësisht për ju e për bashkësitë tuaja. Lidhur me këtë, desha t’ju njoftoj se dëshiroj ta vizitoj Shenjtëroren e Kaliarit. Jam gati i sigurt se kjo vizitë do të realizohet në muajin shtator, sepse ndërmjet qytetit të Buénos-Ájres e Kaliarit ka një vëllazëri me histori të lashtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.