2013-05-10 15:15:47

Shkup: Konferencë mbi dialogun ndërfetar


Maqedonia e vëmendja e saj ndaj realitetit fetar të pranishëm në shoqërinë bashkëkohore pluraliste. Rreth 110 mysafirë të huaj e 150 nga vendi sot dhe nesër në Shkup marrin pjesë në Konferencën për dialog ndërfetar e ndërcivilizues. Punimet e kësaj konference hapen pasdite nga kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska dhe drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare e grupet religjioze, Valentina Bozhinovska.
Temë e konferencës është "Liria e dinjiteti - vlerat themelore në marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndër-religjioze dhe ndërkulturore", me të cilën shënohen tre jubile: 1700 vjetori i Ediktit të Milanos - fitim i lirisë për krishterimin; 70 vjetori i holokaustit të hebrenjve dhe 10 vjetori i mbajtjes së Samitit të shefave të Shteteve nga Evropa Juglindore "Dialog mes civilizimeve" në kuadër të UNESKO-s e Porosisë së Ohrit për paqe, me nismën e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski në vitin 2003.
Në këtë konferencë flasin përfaqësues të vendit e të huaj nga UNESKO, Sekretariati i përgjithshëm i NATO-s për gra, paqe e siguri dhe nga Komiteti për religjione e arsim ndërkulturor pranë Këshillit të Evropës.
Nga feja islame morën pjesë 14 përfaqësues. Do të ketë përfaqësues nga Bashkësia islame fetare nga Beogradi dhe imamë nga Amerika, si dhe teologë dhe profesorë të religjioneve nga disa vende si Kosova, Turqia, Egjipti, Irani.
Sipas agjencive të lajmeve, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë do ta bojkotojë konferencën pasi nuk janë plotësuar disa kërkesa të saj. Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze e kanë marrë njoftimin pardje, ndërsa përfaqësues të BIM-së një vit e gjysmë nuk marrin pjesë në mbledhjet e trupit koordinues.







All the contents on this site are copyrighted ©.