E diel, 12 maj, Kisha katolike në të dielën e 7-të të Pashkëve, kremton solemnitetin
e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell, që ndër shqiptarë njihet me emrin e të Shëlbuemit.
Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për
të sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të ngjallur. Ky mister i
fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të ngjiturit “në qiell” ku Jezu Krishti
“ngjitet” duke bekuar dishepujt e duke premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë. Kjo
festë kujton se trishtimi për kthimin e Krishtit tek Ati Qiellor, shndërrohet në gëzim,
sepse Zoti na premton Ngushëlluesin. E është pikërisht Shpirti Shenjt Zot që do t’i
bindë ata që nuk besojnë, për lumninë përfundimtare të Krishtit dhe për dënimin e
tij të padrejtë me vdekje. Gjithnjë më 12 maj kalendari përkujton edhe shenjtorët
Nereun e Akileun, martirë; shën Pankracin, martir e shën Leopoldin Mandiç. Të
hënën më 13 maj, kalendari kishtar kremton festën e Zojës së Bekuar të Fatimes;
përkushtimi i Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës dhe shën Andreun
Uberto Fournet, meshtar. Të martën më 14 maj, bie përkujtimi i shën Matisë
që, i dashur nga Ati qiellor, u bashkua me 12 Apostujt. Na kujton se nuk jemi ne që
e zgjedhim Zotin, por është Ai që na fton të bëhemi misionarë të Fjalës së Tij. Të
mërkurën më 15 maj kalendari kujton shën Sofinë, shën Torkuatit, ipeshkëv i Guadiksit
dhe shën Isidorin, bujk. Të enjten më 16 maj kalendari kishtar kujton shën
Aleksandrin, ipeshkëv e shën Ubaldin, ipeshkëv i Gubios. Të premten më 17 maj
kalendari kishtar kujton shën Vitorin martir dhe shën Pashk Bajlonin, lajk françeskan,
pajtor i shoqatave eukaristike. Të shtunën më 18 maj, kalendari kishtar
kujton shën Gjonin I, papë e martir. Të dielën e ardhshme më 19 maj, Kisha
katolike do të kremtojë festën e Rrëshajëve. Këtë të diel pra bie festa e ditëlindjes
së Kishës, sepse kremtimi i Rrëshajëve, festimi i Zbritjes së Shpirtit Shenjt
Zot mbi Apostujt e mbledhur në Cenakull së bashku me Marinë, shënon plotësimin e premtimeve
të Krishtit: dërgimin e Shpirtit Shenjt për t’i ndihmuar dishepujt e vet në misionin,
veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. U tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai
do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”! Në zemër të Krishtit është burimi i asaj
dashurie që Shpirti Shenjt e derdhi në zemrat tona duke na bërë të aftë ta duam Atin
Qiellor sikur e deshi Krishti e duke nxituar ti duam vëllezërit e çdo njeri, siç na
ka dashur Ai ne. Me ndihmën e Shpirtit Shenjt ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës
së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në
mbarë universin Gjithnjë më 19 maj, kalendari kishtar përkujton shën Çelestinin
V, papë, shën Urbanin I papë, shenjtorët Parteni e Kallugjeri, martirë, shën Ivon
meshtar e ahën Krispinin nga Viterbo, rregulltar kapuçin.