Patriku Tavadros: shumë i bukur, takimi me Papën, i bën mirë Kishave tona.
Në përfundim të audiencës me Papën Françesku, Patriku Tavadros foli për takimin
me Papën, në mikrofonin tonë:
Përgjigje: - It has been a fantastic
meeting, and I feel that I have taken a special… Ishte takim fantastik.
Pata ndjesinë e një takimi posaçërisht të këndshëm me Papën Françesku, e kjo është
gjë e mirë për marrëdhëniet ndërmjet dy Kishave.
Pyetje: - E ftuat
në Egjipt?
Përgjigje: - Yes, yes… Po. natyrisht!
Pyetje:
- E si u përgjigj Papa?
Përgjigje: - He accepted this
invitation to visit Egypt… E pranoi ftesën për të vizituar Egjiptin e do
të vendosë çastin e përshtatshëm.
Pyetje: - Ç’mund të na thoni për
lidhjet ndërmjet Kishave të ndryshme të krishtera në Egjipt? Kohët e fundit ju
themeluat një Këshill: na duket me rëndësi të madhe, apo jo?
Përgjigje:
- The Coptic Church is member in the Middle East Council of Churches… Kisha
kopte është anëtare e Këshillit të Kishave të Lindjes së Mesme, e Këshillit të Kishave
të të gjithë Afrikës, por nuk kishim një Këshill të Kishave në Egjipt. Prandaj, pas
shumë diskutimesh, ndërmjet Kishave të ndryshme, themeluam këtë Këshill në shkurtin
e kaluar. Në të bëjnë pjesë pesë anëtarë. Ndërmjet nesh ka marrëdhënie të mira, shkëmbejmë
shumë vizita reciproke, organizojmë takime e, në të ardhmen, edhe shumë veprimtari
të larmishme.
Pyetje: - I rëndësishëm ky bashkëpunim më i ngushtë
ndërmjet Kishave të krishtera, në dritën e vështirësive të përballuara nga ju dhe
nga Kishat e tjera në Egjipt...
Përgjigje: - This Council
makes one voice for all Christians…Ky këshill krijon mundësinë që të gjithë
të krishterët të flasin me një zë të vetëm e ky zë do të dëgjohet jo vetëm në Egjipt,
por në të gjithë Lindjen e Mesme. Kjo ka shumë rëndësi për ne: të punojmë së bashku
në fusha të ndryshme veprimi. Ka rëndësi për popujt tanë, kudo që janë.