2013-05-10 13:47:39

Ndër kambë Tua, Zoja Mërí,


Ndër kambë Tua

Ndër kambë tua, Zoja Mërí,
Janë tue ardhë, qe, tanë bijtë tú;
Merr dhantinë, që me dashtëní
Zemra e jonë, o Nanë, t’ kushton.
Por n’ mos kjoshin zemrat tona
Aq të bardha, porsi lili:
Ti je Nana gjithë e jona,
Tjetër shpirti s’ na kërkon.
Nanë e dashtun, Nanë e lume,
Nanë e Zotit n’ ty mishnue,
Ti e din mirë se n’ jetë t’ shkretnueme,
Zemra e eme, o Zojë, ankon.
Ty, o e qiellve bukuria,
Ty, që ndrite porsi diell,
T’ falet, Zojë, t’falet, Maria,
Zani i em, kah lavde t’ kndon.
Shek’lli e ferri, ah! sa mundohen
Me m’ vû prita, n’ mëkat me m’ rrxue;
As un’ s’ kam se kuj i ankohem,
Veç Ty, o Nanë, që t’ mirën m’ don.
Kur kah ti un’ sytë i priri,
Ngjallem n’ zemer plot uzdajë;
Zojë, prej teje na rrjedh hiri,
N’për ty shpirti, o Nanë shenjtnon.
Due me t’ dashtë, me t’ dashtë gjithhera,
M’u ndezë flakë n’ dashtëní per ty;
Me t’ avitë due zemra tjera
Me t’ kndue ‘i lavd që ty t’ madhnon.
Ardhët, po, ardhët, ah! shpejt ardhët dita,
Qi i shkatërruem prej shekllit t’ mjerë,
Fluturim, si gjithherë prita,
Ardhsha atje, ku ti lumnon.
E atje n’ qiellë, po para fronit
Shpirti em tue u permbysë,
Ka me u gëzue përgjithmonit:
Tjetër zemra, o Nanë s’ m’ dishron.

Tekst kënge, autor anonim







All the contents on this site are copyrighted ©.