2013-05-10 15:59:29

Fyle: zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi më rëndësi për të hap dyert e BE-së


Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, deklaroi se, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, arritja e planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit nënshkruar nga kryeministri i Kosovës e ai i Serbisë, është e një rëndësie thelbësore. Edhe “plani i zbatimit të kësaj marrëveshje është jashtëzakonisht i rëndësishëm siç është e rëndësishme, që Beogradi e Prishtina të fillojnë të lëvizin drejt zbatimit. Është me rëndësi, në veçanti për Beogradin, sepse pritet nga Vendet anëtare që në fund të qershorit të hapin negociatat për anëtarësim e për këtë plani është vendimtar”, tha në një intervistë për REL, eurokomisari Fyle.
Po nuk është vetëm Serbia që përfiton nga zbatimi i marrëveshjes së përmendur, tha Fyle, sepse pritet të ketë lëvizje edhe për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë.
Sidoqoftë, Fyle pohoi se “secili hap në këtë rrugë të normalizimit do të merret seriozisht nga këto pesë Shtete, për ta mbështetur kështu më shumë aspiratën e Kosovës për në BE”.







All the contents on this site are copyrighted ©.