2013-05-06 16:20:47

Sulmi i dytë ajror izraelit mbi Sirinë. Damasku e konsideron deklaratë lufte. Shqetësimi i OKB-së.


Rreziku i përhapjes së konfliktit sirian në të gjithë Lindjen e Mesme është në rend të ditës, pas dy sulmeve ajrore izraelite, që goditën Damaskun; i fundmi ndërmjet së shtunës e së dielës. Goditjet, sipas specialistëve, janë një mesazh i qartë drejtuar Iranit. Nga frika e raprezaljeve, shteti hebraik e mbylli hapësirën ajrore në veri të vendit, ndërsa nga Siria njoftohet se, pas sulmeve izraelite, mund të ndiqen të gjitha rrugët e mundshme. Thellësisht e shqetësuar OKB-ja, ndërsa dënon rebelët, për të cilët thuhet se kanë përdorur armë kimike. Për herë të dytë në pak orë, avionët gjuajtës të Izraelit goditën objektiva strategjike në Siri. Sipas dëshmive, objektivi kryesor ishte qendra e kërkimore ushtarake e Jamraya, pranë Damaskut, si dhe një ngarkesë armësh ardhur nga Irani për armatosjen e Hezbollahëve. Ministri sirian i Punëve të Jashtme Faiçal al-Medad e shikon sulmin si shpallje lufte. Tv-ja libaneze e Hezbollahëve “al-Manar” njofton se një nga gjuajtësit me yllin e Davidit, u rrëzua.
Nga OKB-ja, Ban Ki-moon i fton palët të kenë shumë kujdes, nësa në kufi vijojnë lëvizje të dukshme ushtarësh e armësh. Damasku deklaron se një sulm i tillë i lë të hapura të gjithë rrugët. Ndërsa OKB-ja, që vijon hetimet për krimet e luftës, kryer në Siri, njofton përmes Karla del Ponte, se ka prova lidhur me përdorimin e armëve kimike nga ana e kryengritësve, e jo nga njerëzit e Asadit. Del Ponte, ish-prokurore e përgjithshme e Gjykatës ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi, pohon se rebelët kanë përdorur gaz sarin e se hetimet nuk do të përfundojnë aq shpejt.







All the contents on this site are copyrighted ©.