2013-05-06 19:11:23

Ndërroi jetë Gjulio Andreoti: ishte 94 vjeç. Intervistë me atë Simonin.


Vdiq Gjulio Andreoti, protagonist i jetës politike italiane në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ndërroi jetë në orën 12.25, në banesën e vet romake, në moshën 94 vjeçare. Andreoti ishte i pranishëm, që nga viti 1945 e më pas, në asambletë ligjvënëse: nga Konsulta Kombëtare, në Asamblenë Kushtetuese. E pastaj, si deputet, në Parlamentin italian, që nga viti 1948, deri në vitin 1991; më pas, senator i përjetshëm.
I lindur në Romë, më 14 janar 1919, qe një nga anëtarët kryesorë të Demokracisë Kristiane. Qe shtatë herë kryetar i Këshillit të Ministrave. Ndërmjet detyrave tjera të larta, tetë herë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes,
Po radhisim më poshtë një kujtim të atë Mikele Simone, autor i notave politike të revistës së jezuitëve “Civiltà Cattolica”:

Përgjigje: - Pa dyshim bën pjesë në historinë e Republikës. Mendoj se, pavarësisht nga gjërat e këqia, që i janë veshur, jo gjithçka vinte nga ai. Besoj se historia do të japë një gjykim përfundimtar pozitiv për të.

Pyetje: - Një histori e lidhur ngushtë me përvojën e Demokracisë Kristiane...
Përgjigje: - Andreoti, siç e thashë, bën pjesë në historinë e Republikës e në historinë e Demokracisë Kristiane. Ishte personalitet i aftë për ta njohur me rrënjë e me degë atë që ndodhte në vend e, prej këndej, edhe për ta drejtuar timonin e Demokracisë Kristiane, për t’i dhënë një interpretim pozitiv. Nuk mori pjesë në intriga të veçanta negative brenda Demokracisë Kristiane. Diti t’i çmojë vlerat që mishëronte deri në atë pikë, sa të mbështeste edhe fundin e saj. Nuk mund të harrohet, pastaj, ndihmesa në kompromisin historik e në gjithë atë, që ndodhi në epokën e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.