2013-05-05 09:09:02

Në Sri Lankë, katolikë, budistë e myslimanë, së bashku për t’i vënë fre intolerancës fetare


T’i vihet fre intolerancës fetare e etnike dhe të ngrihet lart bukuria e ndryshueshmërisë ndërmjet njerëzve: me këtë qëllim, mijëra të rinj srilankezë - katolikë, budistë e myslimanë – manifestuan në rrugët e kryeqytetit Kolombo, për të protestuar kundër episodeve të dhunës e persekutimit ushtruar nga grupe radikale budiste. Sapo kemi dalë nga lufta e gjatë civile, thonë të rinjtë, e përsëri duhet të luftojmë kundër këtyre sinjaleve të urrejtjes. Ndër pjesëmarrësit, edhe një murg budist, i cili i përgëzoi të rinjtë, që po përpiqen të çrrënjosin racizmin nga vendi. Gjatë muajve të fundit, dy grupe budiste integraliste kanë vënë në shënjestër bashkësinë e krishterë e atë islamike, me pretekstin se po mbrojnë popullsinë e fenë e saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.