E diel 5 maj, Kisha katolike kremton të dielën e 6-të të Pashkëve. Po më 5 maj
kalendari kujton edhe shën Angjelinin e të Lumin Nunci Sulpricio nga Napoli. Në
fjalimin e tij të lamturimirës, që na sjell Ungjilli i kësaj së diele, Jezusi nuk
i le vetëm dishepujt e tij; premton se do të jetë i pranishëm në dhuratën e Shpirtit
Shenjt, në eksperiencën e dashurisë e në dhuratën e paqes. Me shenja të kësaj pranie
dishepujt do të fitojnë mbi çdo frikë. Të hënën më 6 maj kalendari kishtar
kujton shën Marianin e shën Jakum, martirë Të martën më 7 maj kalendari
kishtar kujton shën Florianin, shën Flavia Domitilen, martire romake; shën Flavion
e Augustin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të
Përshpirtshme Venerini’. Të mërkurën më 8 maj, kalendari kishtar kujton
festën e Zojës së Bekuar të Pompejit; shën Viktorin, martir të Milanos, shën Benediktin
e II, papë, shën Arsenin, diakon të romës dhe shën Magdalenën e Kanosës. Të
enjten më 9 maj, Kisha katolike kremton festën e të Ngjiturit të Jezu Krishtit
në Qiell, festë që tek shiqptarët njihet edhe me emërin Të Shëlbuemit, gjithnjë
më 9 maj kalendari kishtar edhe përkujton shën Pakomin, abat dhe shën Izainë, profet; Të
premten më 10 maj, kalendari kishtar kujton shën Jordanin, martir; shën Jobin,
shën Kataldin dhe të Lumin Nikolë Albergatin. Të shtunën më 11 maj, kalendari
kishtar kujton shën Antimin, martir. Të dielën e ardhshme më 12 maj Kisha
katolike do të kremtojë të dielën e 7-të të Pashkëve, ndërsa për ato bashkësi kishtare
që të enjten e kaluar për arsye të ditës së punës nuk kanë kremtuar festën e të Shëlbuemit,
e kremtojnë këtë festë sot me solemnitet. Gjithnjë më 12 maj kalendari kujton edhe
shën Nereun e Akileun, martirë, shën Pakracin, martir. Liturgjia e Fjalës së
Zotit e të festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të sjell
në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë
e ka plotësimin e vet në të ngjiturit “në qiell” ku Jezu Krishti “ngjitet” duke bekuar
dishepujt e duke premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë. Po këtë të diel më 12 maj
kremtohet Dita e 47-të Botërore e Komunikimeve shoqërore, pra të mediave. Tema
e kësaj dite është: “Rrjetat shoqërore, porta të së vërtetës e të fesë; hapësira
të reja të ungjillëzimit”.