2013-05-03 14:32:33

Imzot Massafra: Edikti i Milanos thesar i çmueshëm për të gjithë


Kostandini i Madhe e Edikti i Milanos i vitit 313 pas Krishtit. Siç dihet sivjet bie 1700 vjetori i Ediktit të Milanos, me të cilin, Perandorët romakë, Kostandini e Liçini, shpallën lirinë fetare, duke i dhënë kështu fund të gjitha persekutimeve fetare ndaj të krishterëve e duke shpallur neutralitetin e Perandorisë ndaj çdo feje. Mbi këtë dokument-ligj të rëndësishëm që shpall lirinë fetare që konsiderohet si “nëna e të gjitha lirive”, Konferenca Ipeshkëvnore Katolike e Shqipërisë organizoi më 27 prill 2013 në Tiranë një simpozium shkencor ndërkombëtar me temë "Kostandini: 1700 Vjetori i Ediktit të Milanos dhe Liria Fetare". Në këtë simpozium morën pjesë studiuese shqiptarë e të huaj, të cilën ofruan një lexim mjaft interesant rreth Ediktit të Milanos e figurës së perandorit ilir Kostandinit të Madh. Mbi këtë simpozium dhe domethënien që ka ende sot ‘Edikti i Milanos’, ky gur themeli i lirisë fetare për mbarë shoqërinë bashkëkohore, si thesar i çmueshëm për të gjithë, flasim me Presidentin e Konferencës ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvin e Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafrën......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.