Papa Françesku priti ambasadorin e ri të Federatës ruse në Vatikan
Papa Françesku piriti sot në audiencë Ambasadorin e Federatës Ruse, zotin Aleksander
Avdeev, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale; pasta Ati i Shenjtë Bergoglio
priti Presidentin e Këshillit Papnor të Komunikimit Shoqëror, imzot Claudio Maria
Celli; Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, zotin Josef Dravecky, me rastin e përfundimit
të mandatit. Sot pasdite priti Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e
Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato.