2013-05-02 14:29:50

Imzot George Frendo: në Shqipëri, marrëdhënie të mira ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, por duhet bashkëpunuar më shumë


“Panorama ndërkombëtare ka ndryshuar shumë pas ‘pranverave arabe’ të Egjiptit e Tunizisë, pas luftës në Libi, pas shpërthimit sirian e pasojave të tij në gjithë Lindjen e Mesme”: kështu pohoi kardinali Zhan-Pier Rikard, duke hapur dje, punimet e Takimit të tretë të ipeshkvijve dhe të delegatëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës për marrëdhëniet me myslimanët. Deri nesër, në qendër të vëmendjes, në Londër, kumtimi i Ungjillit në kontekstin e dialogut me myslimanët.
Nga ana e tij, kreu i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, kardinali Zhan Lui Turan, kujtoi rëndësinë që pati për dialogun me myslimanët, vizita e Papës Benedikti XVI në Liban, takimi i tij me krerët islamë dhe ngritja e Qendrës Ndërfetare në Vienë të Austrisë. Kjo e fundit shërben edhe si kanal për të denoncuar dhunimin e lirisë fetare e për të inkurajuar përvojat pozitive. E tillë është përvoja e Shqipërisë, siç theksoi sot pasdite në Takim, përfaqësuesi i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, imzot George Frendo, ipeshkëv-ndihmës i kryedioqezës metropolite të Tiranë-Durrësit. Pikërisht, nga Londra, ai na flet për takimin, por edhe për marrëdhëniet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve shqiptarë. Ta dëgjojmë….RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.