T’Falemi, Mrí! Të falemi, o Mrí! Virgjina e dlir', O Nana e bukur e
K'shillit t'Mirë; Ty ndimë të kena në ket' shkretí: T’ falemi, o Mrí, të falemi,
o Mrí
Të falemi Virgjin', Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T'biej
në mend se Zoja e Shkodrës je: Lutu për ne, lutu për ne!
Lutu, po, e derdhi
hiret e m'dhaja Si n'kohët e moçme n'kishë te Kalaja, Ku t'lutej Shkodra plot
me dobi; Të falemi, o Mrí, të falemi, Mrí!
Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të
tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: Mëshirë, të luten, t'kesh për Shqypni! Të
falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí!