2013-04-29 14:57:56

Visar Zhiti: vizita e Papës Gjon Pali II në Shqipëri ndikoi shumë në jetën shoqërore


20-vjetori i vizitës së Papës të Lumit Gjon Palit në Shqipëri, javën që kaloi u përkujtua nga Kisha katolike e Shqipërisë me kremtime e nisma kulturore. Për të kremtuar, përkujtuar e përshkuar atë ditë të Bekueme e të paharrueshme të 25 prillit 1993, kur Papa Wojtila puthi tokën martire shqiptare, bekoi besimtarët e persekutuar, popullin e shtypur, përgëzoi për lirinë e rifituar e për demokracinë e porsafilluar, në Shqipëri erdhi sekretari personal i Papës Gjon Palit II, sot kryeipeshkëv i Krakovës, kardinali Stanislaw Dziwisz. Në kremtimet e ceremonitë e këtij 20-vjetori, mes shumë personaliteteve, mori pjesë edhe ministri i ri shqiptar i kulturës, Visar Zhiti, me të cilin flasim mbi domethënien e kësaj ngjarje për shoqërinë shqiptare, ta dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.