2013-04-29 16:39:14

Siri: shpëton kryeministri nga një atentat. OKB-ja të verifikohet përdorimi i armëve kimike


Në një atentat të sotëm në Damask, kundër kolonës së automjeteve të kryeministrit sirian, shpëtoi nga sulmi kreu i qeverisë Vael al-Halki, po mjerisht gjashtë persona gjetën vdekjen e mase 15-të të tjerë u plagosen. “Shpërthimi terrorist i një autobombe në al-Mezze qe një përpjekje për të goditur konvojin e kryeministrit. Dr Vael al-Halki, është mirë e shpëtoi nga atentati pa lëndime”, njofton televizioni shtetëror i Sirisë. Gjithnjë televizioni raporton se “shpërthimi terrorist” në distriktin Mezze, ku gjenden shumë institucione qeveritare e ushtarake dhe ku jetojnë zyrtarët sirianë, ka shkaktuar gjashtë viktima e shumë të plagosur. Bashkësia ndërkombëtare vazhdon të jetë e ndarë mbi praninë dhe përdorimin e armëve kimike në Siri, si dhe rreth mundësisë së ndërhyrjes ushtarake në Vend për zgjidhjen e krizës. Po kështu vazhdon ende nuk lajme e të dhëna rreth fatit të Mar Gregorios Yohanna Ibrahim e Boulos al-Yazigi, ipeshkvijve siro-ortodoks e greko-ortodoks të Hapel, të cilët janë marr peng të hënën e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.