2013-04-29 16:18:15

Ministri Jashtëm i Shqipërisë për vizitë në Maqedoni


Me ftesë të ministrit të Maqedonisë të Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, sot dhe nesër në vizitë zyrtare në Maqedoni qëndron shefi i diplomacisë së Shqipërisë Aldo Bumçi. Ministrat e jashtëm të dy Vendeve Bumçi e Poposki bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm, si dhe për bashkëpunimin e përbashkët në kuadrin e BE-së, NATO-s e në planin rajonal. Gjatë vizitës ministri i Jashtëm i Shqipërisë Bumçi do të pritet edhe nga Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, nga kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski si dhe nga zëvendëskryeministri i qeverisë Fatmir Besimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.