2013-04-27 15:18:57

Bangladesh: shembja e Rana Plaza, arrestohen dy pronarët-kërcënues


Policia arrestoi pronarët e dy fabrikave tekstile, strehuar në Rana Plaza, pallat tetëkatësh, që u rrënua në Svar, në rrethinat e Dhakës, në Bangladesh, më 24 prillin e kaluar. Ka arritur në 332, numri i personave të vdekur si pasojë e shembjes së ndërtesës tetëkatëshe. Mahbubur Rahman Tapas e Blazul Samad Adnan, që drejtonin stabilimentet New Wave Buttons e New Wave Style, u arrestuan, me akuzën se i kërcënuan dhe i detyruan punëtorët e tyre të shkonin në punë, ndonëse e dinin që ndërtesa ishte e papërshtatshme, sepse në rrezik shembjeje. Ndërkaq shotohet numri i viktimave. Rreth 332 punëtorë gjetën vdekjen nën gërmadhat e pallatit. Sot paradite forcat e ndihmës së shpejtë nxorën nga rrënojat 15 punëtorë të gjallë, që u shtohen 2 mijë të plagosurve të shpëtuar këto ditë. Por sipas forcave të rendit, nën gërmadha mbeten ende me qindra njerëz.
Të paktën 10 mijë punonjës të tekstilit dolën dje rrugëve të Dhakës e të Savarit, për të kërkuar më shumë siguri në vendin e punës e, sidomos, për t’i dhënë fund kushteve çnjerëzore në fabrikat tekstile, ku mijëra vetë punojnë në një kat të vetëm, 12 orë rresht, me një pagë prej 40 dollarësh në muaj (rreth 30 euro).
Kujtojmë se Bangladeshi, pas Kinës, është vendi i dytë, që eksporton veshje në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.