2013-04-26 19:21:36

Papa takohet me presidentin e Autoritetit të Tranzicionit të Madagaskarit


Sot paradite, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Papa Françesku priti presidentin e Autoritetit të Lartë të Tranzicionit të Republikës së Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, i cili më pas u takua me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Tarçizio Bertone dhe kryeipeshkvin Dominik Mambertì, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. “Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton Salla vatikanase e Shtypit, u theksuan posaçërisht marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Madagaskarit. U bisedua edhe për disa aspekte të situatës në vend. Posaçërisht, u kujtuan përpjekjet e Madagaskarit në kërkim të stabilitetit dhe të demokracisë, të zhvilimit më të vrullshëm ekonomik dhe të rindërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Së fundi u nënvizua kontributi i rëndësishëm i Kishës Katolike vendase, në mbështetjen e dialogut kombëtar dhe impenjimi i saj i domosdoshëm e kapilar në sektorët e shëndetësisë dhe të edukimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.