2013-04-24 14:32:22

25 prill 1993 – 25 prill 2013. Ministri i jashtëm i Shqipërisë flet për 20 vjetorin e vizitës së Papës Gjon Pali II


Nesër, 25 prill, mbushen plot 20 vjet që nga vizita e Papës së dashur Gjon Pali II në Shqipëri. Ishte hera e parë, që një Papë shkelte në atdheun e shqipeve, për të rimëkëmbur Kishën e syrgjynosur nëpër kampet e përqendrimit komunist e në skutat më të thella të zemrës së njerëzve, që kurrë nuk harruan se ka Zot e vazhduan t’i luteshin me shpirt. Tashmë i Lum, Papa Vojtila ndodhet pranë Atit Qiellor së bashku me tri nga katër ipeshkvijtë e parë, që shuguroi në atë ditë të paharruar të 25 prillit 1993. Rilindte Kisha e edhe demokracia, siç kujton në mikrofonin e don David Gjugjës, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, duke folur për vlerat e atij takimi të popullit shqiptar me Papën polak, protagonistin e shembjes së komunizmit….RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.