Egjipt: në Kajro Tawadros takohet me të nderuarin Tveit
Mbahet në Kajtor një takim ndërmjet Sekretarit të përgjithshëm të Wcc, Këshillit botëror
të Kishave, Olav Fykse Tveit e Patrikut të Kishës kopto-ortodokse të Egjiptit, Tawadros
II. Gjatë bisedimeve, siç njoftohet nga Wcc, kreu i Kishës kopte tha se shpreson në
një të ardhme më të mirë për Egjiptin e ripohoi angazhimin e punës së Kishës kopte
për bashkëekzistencën paqësore ndërmjet të gjitha bashkësive fetare të Vendit. Koptët
e krishterë – njofton agjencia Sir – përfaqësojnë 11% të popullsisë egjiptiane që
ka 80 milion banorë, e Patriku Tawadros II e konsideron bashkëpunimin me myslimanët
një ndër instrumentet më të rëndësishme për të ballafaquar çështjen e emigracionit
të të krishterëve. Nga ana e tij, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit botëror të
Kishave, Olav Fykse Tveit përsëriti thirrjen e tij “për drejtësi e paqe në Egjipt.
Dinjiteti i welfare për qytetarët e këtij Vendi, në Egjiptin e pas-revolucionit, është
shpresë që e ka përzemër edhe mbarë Kisha”. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit botëror
të Kishave, i konfirmoi Tawadros II mbështetjen për vazhdimin e dialogut ndërmjet
të krishterëve e myslimanëve për kërkimin e paqes së qendrueshme, të drejtësisë e
të demokracisë. Këto tema e tjera të rëndësishme janë zgjedhur edhe nga Wcc për asamblenë
e ardhshme që do të mbahet në Busan në Kore, nga data 30 tetor deri më 8 nëntor 2013.
Ndërsa nga data 21 deri më 25 ma, në Bejrut të Libanit Këshilli botëror i Kishave
do të ketë një takim mbi praninë e të krishterëve në Lindje të Mesme.