2013-04-22 14:29:10

Përvjetori i kushteve të përjetshme rregulltare të Papës Bergolio ndër jezuitë


Sot Papa Françesku përkujtoi 40-vjetorin e kushteve të përjetshme rregulltare në Shoqërinë e Jezusit. Ishte data 22 prill e vitit 1973. 22 prilli është një nga datat klasike, në të cilën jezuitët bëjnë kushtet e fundit, në mbarim të periudhës së gjatë të formimit të tyre rregulltar. E kjo, sepse më 22 prill të vitit 1542, Injaci i Lojolës dhe shokët e tij të parë, bënë, në Romë, kushtet e përjetshme, pas miratimit të Urdhërit të ri, asokohe në fasha, nga ana e Papës Pali III. E kjo ndodhi në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës, para asaj figureje të Zojës, ku u gjunjëzua Papa, në përfundim të kremtimit solemn për marrjen në dorëzim të vetë Bazilikës, më 14 prillin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.