2013-04-22 14:28:56

Papa Kongresit Eukaristik në Kosta Rika: Eukaristia, qendër e bashkësive të krishtera.


“Të thellohet jeta e lutjes, duke e bërë Eukaristinë qendër të vërtetë të bashkësive të krishtera, ku lavdërimi e veprimi i hirit të jenë nxitje për impenjim të ri ungjillëzues e bashkim kishtar”. Është ftesa e Papës Françesku drejtuar pjesëmarrësve të Kongresit eukaristik kombëtar në Kosta Rika, në një mesazh, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Tema e Kongresit: “Eukaristia: bukë e jetës për popullin tonë”. Papa Françesku uron edhe që nga i Shenjtnueshmi Sakrament i elterit, gjithë të pagëzuarit të mund të thithin energji të reja shpirtërore, për të ndërtuar një botë gjithnjë më të drejtë e më të pajtuar, sipas mesazhit të Krishtit. Më pas ua beson barinjtë e besimtarët, mbrojtjes së Zojës së Engjëjve dhe u jep të gjithëve bekimin e tij apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.